KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT NGA I V Y DHE FORMULARI SHOQËRUES I DËRGESAVE(POD)
- Për dërgimin e dokumentave dhe pakove nëpërmjet I V Y, dërguesi bie dakort me kushtet dhe penalitetet që përmenden në këtë formular. Asnjë përfaqësues agjent ose nënpunës i I V Y, as dërguesit, nuk ka të drejtë të ndryshojë ose të heq kushtet e përmendura
- Pika 1 – Formulari shoqërues i dërgesës së I V Y është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular u plotësua nga ai ose nga I V Y për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit, apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pronon kushtet e transportit të I V Y.
- Pika 2 - Dërguesi garanton që:
a. Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
b. Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
c. Objekti që dërgohet është amballazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
d. Do të paguaj të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezulton gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
- Pika 3 – I V Y ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrrolloj objektin, të cilin e merr përsipër ta dorëzoj. I V Y, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancoj në përmbushjen e dërgëses në sa ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
- Pika 4 – I V Y ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzoj mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (navllot- shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhet.
- Pika 5 – I V Y kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërbilimit nga ana e marrësit, për çfardo arsye qoftë, dërguesi merr përsipër pagesën ndaj I V Y.
- Pika 6 – I V Y kryen shërbimet e “parapageses për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosinë dhe në formë jo të shkruar (me telefon, ose me mjete të tjera të komunikimit). Këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
- Pika 7 – Bazuar në piken 9, përgjegjësia e I V Y për cfarëdo humbje ose dëmtimi të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3.000 Lekë për dokumenta dhe në 10.000 Lekë për objekte,
b) në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumente, ose objekte të siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marr parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.
*Vlera reale konsiderohet:
a) për dokumenta kostoja e përgatitjes, e zëvëndësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
*b) për objektet – kostoja e riparimit, zëvëndësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).
SA THAMË MË SIPËR VLEJNË EDHE PËR DËRGESAT ME VLERË TË DEKLARUAR KUR JANË TË SIGURUARA. Cdo transportim ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare CMR Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.
- Pika 8 – Me dëshirë të dërguesit kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve me të cilën bashkpunon I V Y. Në rast humbje, vjedhje ose shaktërrimi të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10.000 Lek, pretendimi për shdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
- Pika 9 – I V Y bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin sa më shpejt në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfardo humbje, dëmtimi, dorëzimi të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
a) për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushtet e këqija atmosferike, vonesën e mjeteve të trasportit etj.),
b) për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëtimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete,
c) për shkak të përmbajtjes së dërgeses së cilës mund t’i shkaktohet dëmitimi i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
- Pika 10 – Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të I V Y ose në agjensinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga I V Y
- Pika 11 – I V Y nuk merr përsipër dërgimin dhe trasportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në asnjë rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e trasportit të parave.
- Pika 12 – Per cdo mosmarrveshje oragani superior qe mund ti zgjidhe ato eshte Gjykata
- Pika 13 – Cdo perdorues i sherbimit postar mund te paraqese ankimim me shkrim brenda 30 diteve nga kryerja e sherbimit nga I V Y
Standardet e cilesise se ofrimit te sherbimit postar
1. Ofrimi i sherbimeve postare duhet te realizohet ne perputhje me standardet europiane dhe ato boterore per sherbimet postare, si dhe standardet e percaktuara nga AKEP ne kete rregullore
2. Standardet e cilesise per sherbimin postar brenda vendit te ofruara nga ofruesi i sherbimit postar do te jene:
a) Standardet e cilesise se sherbimeve postare ekspres - poste brenda vendit
Detyrimet e cilesise se sherbimeve postare ekspres - brenda vendit |
Brenda per brenda qytetit / Ndermjet qyteteve |
Ne zonat rurale |
Koha e dorezimit |
Objekte postare te dorezuara |
Koha e dorezimit |
Objekte postare te dorezuara |
D + 1 |
95% |
D + 2 |
5% |
**Shenim**
Ne rast se dergesa e marre nga ne demtohet ose humbet, derguesi kompesohet me vleren e plote te riparimit ose zevendesimit te pakos.